Kallëzime penale ndaj Gjuriqit dhe nëntë ambasadorëve serbë, përfshirë edhe atë në SHBA

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi po heton kallëzimet penale ndaj nëntë ambasadorëve serbë, ministrit të Jashtëm, Marko Gjuriq, dhe dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelje të të drejtave zgjedhore.


Sipas mediumit serb Nova.rs, prokuroria i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të Serbisë, përkatësisht Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, të mbledhë informacione dhe të kryejë verifikimet e nevojshme. Kërkesa për informacione u janë dërguar edhe Ministrisë së Jashtme dhe Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.

Fillimisht, prokuroria kishte hapur lëndë pas dy kallëzimeve penale ndaj ambasadorit të Serbisë në Sllovaki, Aleksandar Nakiq, dhe ambasadorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dragan Shutanovac.


Më pas, janë dorëzuar edhe 13 kallëzime të tjera penale, ku përfshihen edhe dy ambasadorët e përmendur më parë.

Në mesin e diplomatëve ndaj të cilëve janë paraqitur kallëzime janë ambasadorja e Serbisë në Francë, Ana Hrustanoviq, ambasadori në Rumani, Dragan Simeunoviq, ambasadori në Zvicër, Ivan Trifunoviq, ambasadori në Bullgari, Milan Raviq, ambasadori në Mal të Zi, Nebojsha Rodiq, ambasadori në Australi, Rade Stefanoviq, ambasadori në Kanada, Stefan Tomaseviq, dhe ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Vladimir Mariq.

Ata dyshohen për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare, shkeljen e së drejtës së votës dhe pengimin e zhvillimit të votimit.


Kallëzime penale janë paraqitur edhe ndaj ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, shefit të Departamentit për Siguri në Sekretariatin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Vesko Radoviq, si dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Dushan Kozarev.

Gjuriq dhe Radoviq dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelje të së drejtës së votës, ndërsa ndaj Kozarevit kallëzimi lidhet me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.


Sipas prokurorisë, veprimet hetimore janë ndërmarrë në përputhje me udhëzimin e Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë, të datës 20 tetor 2026, për mënyrën e trajtimit të rasteve që lidhen me dyshimet për vepra penale kundër të drejtave zgjedhore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit