E trishtë: Ky është punëtori nga Skënderaj që vdiq në vendin e punës në Istog

Viktima që vdiq sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut është Xhem Kadriu, nga Kopiliqi i Skënderajt.

Ai dyshohet se ishte lënduar në vendin e punës, ndërsa pas incidentit ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 08:40 dhe se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.


Ndërkohë, Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit