Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Sylaj dyshohet për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit është aprovuar nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Selvije Morina Zejnaj.
Masa e paraburgimit llogaritet nga 25 tetori 2026, në orën 20:00, deri më 24 nëntor, në të njëjtën orë.
Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga pranimi i aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.








