Arlinda Zekaj është përcjellë sot për në banesën e fundit, në një ceremoni mortore në fshatin Radac të Pejës.
Familjarë, miq dhe të afërm janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit 49-vjeçares, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës.
Ajo para dy ditësh u vra nga ish-kunati i saj, që vazhdon të jetë ende në arrati.








