Si është raporti me Tarën? Eronita, bashkëshortja e Bleros, rrëfen gjithçka

Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka dhënë intervistën e saj të parë ekskluzive për “Prive By LS”, ku ka folur për jetën private, martesën dhe marrëdhënien me Tarën, vajzën e këngëtarit.

Gjatë rrëfimit të saj, Eronita e ka përshkruar Tarën si një fëmijë të veçantë, duke theksuar se ajo zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e tyre.

“Tara është pjesa më e rëndësishme e jetës tonë. Tara, njësoj sikur edhe djali im, beba ime, gjithçka sillet rreth tyre. Tara është një fëmijë i mrekullueshëm, është super inteligjente, super e pjekur për moshën e vet”, është shprehur ajo.

Eronita ka treguar se raporti i tyre është shumë i afërt dhe se shpesh kalon më shumë kohë me Tarën sesa me Bleron.

“Unë e kam edhe si fëmijë, edhe si motër të vogël. Nganjëherë shumë më shumë kohë kaloj me Tarën sesa me Blerimin dhe e dua këtë pjesë, se më duket si vetja kur kam qenë më e re. Raporti im me të, ishalla gjithmonë ka me qenë kështu, edhe besoj që ka me qenë, s’ka qysh ndryshon”, ka rrëfyer ajo.

Ajo ka folur edhe për takimin e parë me Tarën, duke pranuar se në fillim kishte ndier siklet dhe ishte treguar e kujdesshme për mënyrën se si do të ndërtohej marrëdhënia e tyre.

“Për mua ka qenë shumë e sikletshme për atë punë. Unë e kam ruajtur atë pjesë me shumë kujdes, se e di qysh është ndjenja ndoshta e saj ndaj meje. Jam mundu me ia shpjegu asaj sa e rëndësishme është, sa e vlefshme është”, ka treguar Eronita.

Në intervistën e plotë për rubrikën “25 Pyetje”, ajo ka folur edhe për komentet rreth martesës së tretë të Bleros, raportet familjare dhe planet për të ardhmen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit