Avokati serb kërkon nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja hetime për dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës që të nisin hetime lidhur me dyshimet për blerje votash nga Partia Progresive Serbe (SNS), e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Thirrja e tij vjen pas raportimeve se votuesve serbë dyshohet se u janë ofruar nga 100 euro për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar në favor të SNS-së.

Stojkoviq ka kërkuar që institucionet e tri vendeve të hetojnë nëse qytetarë serbë që jetojnë në territoret e tyre janë përfshirë në skema të mundshme të organizuara për blerjen e votave dhe transportimin e votuesve drejt Serbisë.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për burimin e parave që dyshohet se janë përdorur për këto aktivitete, duke kërkuar të sqarohet nëse ato vijnë nga fondet publike apo nga burime të tjera të paligjshme.

Avokati ka kërkuar gjithashtu identifikimin e personave që mund të kenë organizuar transportin e votuesve, shpërndarjen e parave dhe ushtrimin e presionit ndaj qytetarëve për të votuar për partinë e Vuçiqit.


Sipas Stojkoviqit, hetimet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina do të ndihmonin në zbardhjen e dyshimeve për manipulime zgjedhore dhe në identifikimin e personave të mundshëm të përfshirë.

Ai ka pretenduar se hetimet e tilla pengohen brenda Serbisë dhe për këtë arsye ka kërkuar angazhimin e institucioneve të vendeve fqinje.

Stojkoviq ka theksuar se veprimet e dyshuara mund të përbëjnë vepra penale edhe në vendet ku pretendohet se janë organizuar.

Megjithatë, pretendimet për pagesa ndaj votuesve dhe përfshirjen e mundshme të rrjeteve kriminale mbeten të paverifikuara dhe kërkojnë hetim nga institucionet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit