Gjendet i shtrirë në rrugë një 79-vjeçar në Likoc të Skenderajt, vdes pasi dërgohet në emergjencë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një 79-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa më pas është konstatuar vdekja e tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Fekë Zenelin, 79 vjeçar.


Rasti është raportuar në Polici më 24 tetor, rreth orës 14:00, pasi qytetarët kishin hasur në një person të shtrirë në rrugë.

Zeneli është dërguar në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku mjeku kujdestar, rreth orës 15:00, ka konstatuar vdekjen e tij.


Pas raportimit, në rast janë angazhuar patrulla policore dhe njësitë hetimore, të cilat kanë dalë në QKMF dhe më pas në vendin e ngjarjes. Në hetime është përfshirë edhe Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërsa janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet për t’u përcaktuar nga ekzaminimet mjekoligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit