Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të konsultohet para se të rifillojnë diskutimet për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi ndryshimet e miratuara nga Kuvendi janë kthyer për rishqyrtim.

Në një komunikatë, BE-ja ka rikujtuar shqetësimet e saj lidhur me këtë iniciativë, duke theksuar se konsultimi me të parashihet në frymën e shkëmbimit të letrave të vitit 2014 ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe Presidentit të Kosovës.


“BE-ja ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj të thellë në lidhje me iniciativën për të ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, si para ashtu edhe pas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor 2026. Në frymën e shkëmbimit të letrave të vitit 2014 midis Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe Presidentit të Kosovës, i cili përcakton modalitetet për konsultimin me BE-në para ndryshimit të legjislacionit, ne presim që Bashkimi Evropian të konsultohet nëse diskutimet rifillojnë në Asamble. Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themelore, duke përfshirë ato të viktimave dhe dëshmitarëve, mbeten me rëndësi të madhe”, thuhet në komunikatën e BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit