Kryeministri Edi Rama sot në mengjes vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilën vendosi edhe nga një letër të shkruar në të ‘DIALOG’.
Pas nisjes së protestes, studentët kanë marshuar para Kryeministrisë dhe i kanë grisur letrat të cilat i vendosi Rama. Gjithashtu ata u përballën edhe me drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa.
“Unë nuk jam këtu për deklarata politike, jam këtu që nëse ka studentë që duan të flasin me kryeministrin, të përcjell kërkesën e tyre. Kryeministri ka mbajtur qëndrimin e tij. Kush dëshiron dialog, janë të mirëseardhur, kryeministri është i hapur për dialog”, tha Manjola Hasa.
“Jep llogari përse policia dhunon studentët pa asnjë identifikim, pastaj kërko dialog”, i reagoi një protestues drejtoreshës së Agjencisë për Media dhe Informim.








