Tensione në Dumnicë të Podujevës për emërimin e imamit të ri (Pamje)

Në fshatin Dumnicë të Podujevës është ndërtuar një xhami e re, mirëpo hapja ose funksionalizimi i saj po përcillet me pakënaqësi të mëdha nga banorët lokalë lidhur me zgjedhjen e udhëheqësit fetar.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në qendër ka vendosur që imami i kësaj xhamie të jetë Eset Qerimi.
​
Banorët lokalë nuk e pranojnë këtë vendim.

Një burim ka deklaruar për Insajderin se Myftiu Naim Tërnava e ka emëruar imam Eset Qerimin përkundër një peticioni me rreth 300 nënshkrime që ishte dorëzuar kundër këtij emërimi.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazeta Insajderi, dhjetëra burra janë mbledhur te xhamia e re në shenjë proteste. Për të parandaluar ndonjë eskalim të situatës, në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit