Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për ndarjen nga jeta të aktivistit të Aleancës, Argjir Rexha.
“Largimi i papritur i Argjirit na ka pikëlluar të gjithëve. Ai do të kujtohet gjithmonë si njëri nga aktivistët e ditëve të para të Aleancës, një djalë me vullnet të jashtëzakonshëm, zemër të madhe dhe i dashur për të gjithë ata që patën rastin ta njohin e të punojnë me të”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Me Dajën Ramë, nga familja e nderuar Rexha, njihemi prej shumë vitesh. Një njeri atdhetar e i respektuar nga të gjithë dhe i përkushtuar ndër vite ndaj Aleancës. Gjithë familja jonë e ndjen si pjesë të familjes, familjen Rexha. Sot morëm një lajm të hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tij, Argjirit, kolegut tonë në Aleancë.
Largimi i papritur i Argjirit na ka pikëlluar të gjithëve. Ai do të kujtohet gjithmonë si njëri nga aktivistët e ditëve të para të Aleancës, një djalë me vullnet të jashtëzakonshëm, zemër të madhe dhe i dashur për të gjithë ata që patën rastin ta njohin e të punojnë me të.
Ngushëllimet më të sinqerta Dajës Ramë, familjes Rexha, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Argjirin.
U prehsh në paqe, Argjir!








