Kosova e “godet” Ramën, Haxhiu: Arroganca vetëm i nxit protestat


Drejtuesit e institucioneve të Kosovës janë deklaruar për herë të parë për shpërthimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka dërguar mesazh institucioneve në Tiranë që të dëgjojnë kërkesat e protestuesve, të cilët kryeministrit shqiptar i ka quajtur “shkatërrues” dhe ka refuzuar t’i dëgjojë.


Haxhiu ka thënë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës se drejtuesit e shtetit shqiptar e kanë për obligim t’i trajtojnë kërkesat e studentëve.

“Unë besoj që secili në Repulikën e Kosovës i ka përcjell me shqetësim zhvillimet në Shqipëri. Ajo që po ndodh atje sigurisht që na shqetëson të gjithëve, sepse Shqipëria për ne është shtëpi. Është e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, kuvendi, kryeministria dhe presidenca, e kanë për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve”, ka thënë Haxhiu.


“Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën; dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët”.

Ajo ka deklaruar se është e rëndësishme “qasja serioze” në raport me protestat, e jo arroganca.


“Mendoj që arroganca vetëm nxit protestat, andaj edhe thërras që me maturi, me seriozitet të tejkalohen ndasitë”, ka bërë thirrje ajo.

Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje në protestat e studentëve, Haxhiu ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosje që të mbështeten protestat.

“Nuk i takon Vetëvendosjes kjo”, ka konstatuar ajo.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është akuzuar nga kritikët, mediat dhe organizatat vendore e ndërkombëtare për arrogancë në raport me protestat.

Organizata politike evropiane që përfaqëson partitë e qendrës, Demokratët Evropianë, e kritikuan të dielën qeverinë e Ramës, duke e akuzuar për arrogancë dhe represion ndaj qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit