Po afrohet “Big Brother VIP Kosova 5”, Alaudin Hamiti zbulon detaje nga prapaskenat – çfarë dihet për sezonin e ri?

Edicioni i pestë i spektaklit televiziv “Big Brother VIP Kosova” po i afrohet nisjes, ndërsa përgatitjet për sezonin e ri kanë hyrë në një fazë të avancuar.

Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar së fundmi një detaj nga prapaskenat, duke bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se kanë përfunduar xhirimet e klipeve promovuese për edicionin e pestë.

Ndërkohë, producentja Olsa Muhameti ka shtuar kureshtjen e publikut përmes një fotografie të përbashkët me Hamitin, të publikuar në rrjetet sociale.

“Po afrohet dita… Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë. Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Muhameti.

Një nga çështjet që po ngjall më së shumti interes është lista e personazheve që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Producentja kishte zbuluar më herët se në procesin e përzgjedhjes ishin përfshirë 25 personazhe, ndërsa numri përfundimtar i banorëve pritet të jetë rreth 20.

Sa i përket datës së nisjes, Muhameti kishte shprehur dëshirën që spektakli të fillonte gjatë tetorit. Megjithatë, së fundmi janë përmendur edhe mundësi të tjera, përfshirë muajin nëntor.

Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht data e premierës, ndërsa emrat e banorëve vazhdojnë të mbahen të fshehte.

Një tjetër ndryshim në këtë edicion është mungesa e moderatores Jonida Vokshi, e cila nuk do të jetë pjesë e sezonit të pestë, pas katër edicioneve të mëparshme.

Alaudin Hamiti pritet të vazhdojë drejtimin e spektaklit, ndërsa publiku mbetet në pritje të njoftimit zyrtar për nisjen dhe surprizat që do të sjellë ky edicion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit