Bedri Hamza raportohet se ka vendosur të largohet nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa Vlora Çitaku përmendet si emri që mund ta drejtojë përkohësisht partinë.
Sipas informacioneve të Gazetës, Hamza ka vendosur të japë dorëheqje, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Çitaku pritet ta marrë detyrën e ushtrueses së detyrës së kryetares deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të partisë.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse Hamza do të vazhdojë të qëndrojë në krye të PDK-së gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë Çitakut.
Hamza nuk pritet të kandidojë për një mandat të ri, ndërsa PDK-ja pritet të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin Zgjedhor, i paralajmëruar për vitin e ardhshëm.
Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së më 17 nëntor të vitit që shkoi, duke pasuar Memli Krasniqin në këtë pozitë.
Deri më tani, dorëheqja e Hamzës dhe kalimi i mundshëm i drejtimit te Çitaku nuk janë konfirmuar zyrtarisht.








