Kongresisti amerikan: Qeveria të përmbahet nga dhuna ndaj protestuesve

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e krizës politike dhe tensioneve në Shqipëri, duke i bërë thirrje publike autoriteteve qeveritare që të ndalin përdorimin e forcës ndaj pjesëmarrësve në tubime.

Përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetin social X, zyrtari i lartë amerikan nënvizoi rëndësinë e të drejtave demokratike dhe nevojën për llogaridhënie institucionale në vend.


“Po ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo lloj dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në të ardhmen e vendit të tyre“, deklaroi Wilson.

Deklarata e kongresistit amerikan vjen në një moment kur trazirat dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit në Tiranë kanë nxitur vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit