Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

Një incident me kanosje është raportuar të shtunën në Skenderaj, ku cak i kërcënimit të dyshuar ka qenë Hysni Mehani, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 12:20, në rrugën “Idriz Rreci”, derisa Mehani po lëvizte në këmbë.

Sipas deklarimit të tij në Polici, një person që po lëvizte me veturë të tipit Audi i kishte dalë përpara, kishte ndaluar automjetin dhe, pasi kishte hapur xhamin, dyshohet se e kishte kanosur.

Pas incidentit, personi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Mehani nuk kishte arritur ta identifikonte atë dhe as t’i mbante mend targat e veturës.

Rreth orës 12:50, zëvendësministri është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj, ku ka denoncuar rastin.

Megjithatë, hetimet policore kanë çuar në identifikimin e personit të dyshuar.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Agon Veliun, 46 vjeçar, i cili më pas është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar nga njësia e hetimeve.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosje”, ndërsa Veliu është liruar në procedurë të rregullt.

Rrethanat dhe motivi i kanosjes së dyshuar mbeten objekt i hetimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit