Është përcjellë sot për në banesën e fundit Shemsije Hamzaj, ish-punonjëse e Komunës së Klinës dhe gruaja e parë e punësuar në këtë institucion.
Ndarja e saj nga jeta ka sjellë pikëllim te familjarët, të afërmit, miqtë dhe ish-kolegët, ndërsa Komuna e Klinës ka vlerësuar lart kontributin e saj ndër vite.
Në mesazhin përkujtimor, Komuna ka theksuar se puna dhe angazhimi i Hamzajt mbeten pjesë e historisë institucionale të Klinës.
“Kontributi i saj në institucionin tonë mbetet pjesë e historisë institucionale të Komunës së Klinës, ndërsa kujtimi për të do të ruhet me respekt nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj”, thuhet në njoftim.
Komuna e Klinës u ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të së ndjerës.
Shemsije Hamzajt iu dha sot lamtumira e fundit, ndërsa emri i saj do të mbetet i lidhur me një moment të veçantë të historisë së institucionit, si gruaja e parë që u punësua në Komunën e Klinës.
U prehtë në paqe!








