Zoran Batroviqi: Kur e pamë unë dhe Fadil Vokrri, thamë me vete: Hapu tokë!

Ish – futbollisti malazez, Zoran Batroviqi, i cili për katër vite rresht, nga viti 1983 deri më 1987, ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, nuk i harron kurrë ditët e kaluara në kryeqytetin e Kosovës, ku luajti përkrah legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit.
Prishtina dhe Kosova kanë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Batroviqi kujton me nostalgji kohën kur ishte pjesë e skuadrës bardhekaltër, ndërsa tregon edhe një anekdotë interesante me Fadil Vokrrin dhe trajnerin e atëhershëm të Prishtinës, Fuad Muzuroviqin.

“Për Prishtinën do ta përsëris edhe një mijë herë: ajo për mua mbetet në zemër.

Ditët që kam kaluar atje janë ndër më të lumturat e jetës sime. Nuk mund t’i harroj, sepse as ata nuk më kanë harruar mua, edhe sot e kësaj dite, pavarësisht sa shumë vite kanë kaluar”, ka thënë Batroviqi në një bisedë me gazetarin Reshat Ibraimi.

Ish-futbollisti malazez nuk e fsheh as mallin për mikun dhe bashkëlojtarin e tij të madh, Fadil Vokrrin, me të cilin kishte një lidhje të veçantë, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së futbollit.

“Sa i përket Vokrrit, më mungon shumë.

Të gjithë e dinë se sa të lidhur kemi qenë unë dhe ai. Që nga dita kur ka ndërruar jetë, tek unë ka mbetur një boshllëk i madh.

Edhe sot mbaj kontakte me shumë miq. Ndër të tjerë, me Ramiz Krasniqin, me të cilin komunikoj çdo ditë. Pra, zemra ime ka mbetur në Prishtinë”, ka rrëfyer Batroviqi.

Batroviqi ka treguar edhe një ngjarje që nuk e harron kurrë, e cila lidhet me të, Fadil Vokrrin dhe trajnerin Fuad Muzuroviq.
“Ishim unë dhe Vokrri në hotelin ‘Grand’, në një lokal nate. Ishte rreth orës tre të mëngjesit kur erdhi trajneri Muzuroviq. Dikush i kishte bërë me dorë që të zbriste në klubin e natës.

Kur e pamë se po vinte, unë dhe Vokrri u shtrimë mbi tavolinë, ndërsa të nesërmen kishim ndeshje. Muzuroviqi erdhi dhe vetëm na zgjoi, duke na pyetur: ‘A jeni të uritur, djema?’

Kur e dëgjuam këtë pyetje, unë dhe Vokrri thamë me vete: ‘Hapu tokë!’

Të nesërmen, unë dhe Vokrri ishim më të mirët në fushë. Luajtëm për Muzurin. Ajo ndeshje mbetet më e dashura për mua në karrierë, sepse ai u tregua njeri para nesh”, ka përfunduar Batroviqi rrëfimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit