Kryesia e Degës së LDK-së në Skenderaj ka njoftuar se më 16 tetor 2026 do të mbahet ceremonia e rivarrimit të Idriz Rrecajt, atdhetarit dhe veprimtarit të njohur, i cili ishte kryetari i parë i kësaj dege.
Idriz Rrecaj u dallua për guximin, vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj çështjes kombëtare, duke qenë një nga zërat e guximshëm në hapat e parë të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë.
LDK-ja në Skenderaj ka ftuar anëtarët, veprimtarët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore, për t’i dhënë nderimet e merituara njeriut që la gjurmë me kontributin e tij për Skenderajn dhe Kosovën.
Sipas njoftimit, ceremonia do të zhvillohet sipas kësaj agjende:
Ora 12:00 – Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Skenderaj.
Ora 13:00–15:00 – Homazhe pranë arkivolit në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra”, në Skenderaj.
Ora 16:00 – Ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.
Ndërkaq, e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra”, në Skenderaj.
Në fund të njoftimit, Kryesia e Degës së LDK-së në Skenderaj ka shprehur respektin për jetën dhe veprën e Idriz Rrecajt, duke theksuar: “I përhershëm qoftë kujtimi për Idriz Rrecajn! Lavdi jetës dhe veprës së tij!”








