Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, i cili në legjislaturën 2021-2024 ishte anëtar dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur pendim për angazhimin e tij në këtë subjekt politik.
Rrahmani ka thënë se “i vjen keq për çdo hap që ka bërë që Kurti të vie në pushtet”.
“Ka qenë për qëllime të mira. E vërtetë që jemi mashtruar, sepse premtimet kanë qenë të rrugës që do të ishte Kosova. Ka keqpërdorë me ato dhe ka keqpërdorur besimin e secilit. Është për keqardhje, por s’e kemi mendjen të dorëzohemi e as të ndalemi”, ka deklaruar deputeti.








