Shiroka Pula pret në takim profesorin amerikan, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor të lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas njoftimit të Presidencës, Joseph e ka përgëzuar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës dhe i ka uruar sukses në ushtrimin e mandatit.

Gjatë takimit, presidentja dhe profesori amerikan kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.


Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për urimet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me miqtë dhe partnerët për çështjet me interes të përbashkët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit