Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilin ia ka përcjellë presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për dekretim.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i kryetares së Kuvendit, Glauk Tahiri.
“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tij.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidentja ka në dispozicion një afat prej tetë ditësh për ta dekretuar ligjin, para se ai të hyjë në fuqi.








