Lionel Messi ka porositur një jaht luksoz, vlera e të cilit mund të arrijë deri në 10 milionë euro, sipas raportimeve të mediave.
Bëhet fjalë për modelin ULTIMA 88, një katamaran i prodhuar nga kompania polake Sunreef Yachts, me gjatësi rreth 28 metra. Çmimi i këtij modeli vlerësohet nga 8 deri në 10 milionë euro, ndërsa shuma e saktë që do të paguajë ylli argjentinas nuk është bërë publike.
Jahti është projektuar për të ofruar luks dhe komoditet në det të hapur, duke ndërthurur teknologjinë moderne me hapësirat e një rezidence luksoze.
Sipas raportimeve, blerja lidhet me aktivitetet e Messit në sektorin e turizmit dhe mikpritjes, përmes markës së tij MIM Hotels dhe flotës MIM Ocean, e cila synon të ofrojë përvoja luksoze në det.
Përveç sukseseve të tij në futboll, Messi po vazhdon të investojë edhe në projekte jashtë fushës, duke zgjeruar aktivitetet e tij në industrinë e luksit dhe turizmit.








