E dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë së cilës ka përcjellë urimet e Qeverisë britanike për zgjedhjen e presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të vendit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Pierce përcolli urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham, duke shprehur njëkohësisht përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset e saj politike e zhvillimore.
Në anën tjetër, Kurti e falënderoi të dërguarën e posaçme për urimet dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë britanike.
Sipas njoftimit, ky bashkëpunim synon edhe krijimin e partneriteteve të reja strategjike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.








