Dyshohet se e kapi për fyti Lecin, ish-futbollistja: Kam 9 dëshmitarë, edhe Farukun e Ndrecën

Ish-futbollistja dhe drejtoresha e Klubit të Futbollit të Femrave Gramshi, Edonisa Aliu ka rrëfyer të martën incidentin me analistin Liridon Leci.

Aliu, e cila bazuar në hetimet paraprake të Prokurorisë dyshohet se e kapi për fyti dhe e goditi Lecin, tha për Klan Kosovën se ajo është viktimë e rastit. Tha se pret publikimin e pamjeve, të cilat, sipas saj do të zbardhin të vërtetën.

“Nëse del drejtori informativ i Dukagjinit e thotë se e kemi përjashtuar Liridon Lecit, do të thotë se drejtori informativ e di çka ka ndodh, i ka parë pamjet dhe i beson punonjësve të tij që kanë qenë aty”, tha ajo.“Unë i kam nëntë dëshmitarë… unë i pres pamjet filmike të gjitha dhe të zbardhet e vërteta. Pas emisionit, unë jam degjeneruar. Më ka prekë në moral, më ka prekë në familje. I kam dëshmitarët aty”.

Aliu shtoi se ka pasur kontakt fizik mes saj dhe analistit Leci pas emisionit. Për këtë tha se i ka dëshmitarë moderatorin e emisionit Dueli Sportiv, Ndrecë Gjonajn dhe analistin Faruk Statovci.

“Ka pasur kontakt fizik. I kam dëshmitarë Ndrecën dhe Farukun aty.. [kontakt fizik] nga ana e Liridon Lecit”, tha ish-futbollistja.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se Edonisa Aliu, duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë Liridon Lecin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit