Osmani: Rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s është zgjedhje strategjike

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një zgjedhje strategjike të bazuar në vlerat e sigurisë, demokracisë dhe aleancës euroatlantike.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka rikujtuar edhe njëvjetorin e pranimit të Çmimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të ndarë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Ajo ka bërë të ditur se ky çmim ishte hera e parë në histori që i ndahej një përfaqësueseje nga Kosova.

“Kosova e di çmimin e lirisë dhe e njeh vlerën e paqes”, ka shkruar Osmani, duke nënvizuar se synimi për anëtarësim në NATO nuk është thjesht aspiratë politike, por një zgjedhje strategjike e popullit të Kosovës.

Sipas saj, ky vlerësim përfaqëson një mirënjohje për Kosovën, për përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe për kontributin e grave dhe vajzave në vend, si gjatë luftës, ashtu edhe në kohë paqeje.

Osmani ka vlerësuar rolin e grave dhe vajzave në ndërtimin e paqes dhe forcimin e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në rrugëtimin e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit