Një 54-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në një objekt ndërtimi në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj
Viktima, me inicialet M.M., dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Lidhur me rastin, policia ka ndaluar për 48 orë një person 31-vjeçar, me inicialet B.T., nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.








