Raporti i Policisë: Liridon Leci dyshohet se kapi për fyti dhe goditi në fytyrë Edonisa Aliun

Analisti i futbollit Liridon Leci dyshohet se e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë ish-futbollisten Edonisa Aliu, të dielën në mbrëmje, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”.

Sipas një raporti të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur në objektin e RTV Dukagjinit në Shkabaj, ndërsa rasti po hetohet nga Stacioni Policor në Obiliq.

Në raportin fillestar të policisë thuhet se Aliu, e cila e ka paraqitur rastin në polici, është ofenduar me fjalë fyese nga Leci, i cili më pas dyshohet se e ka sulmuar.

Sipas raportit, në momentin e incidentit kanë qenë të pranishëm anëtarë të stafit dhe mysafirë të emisionit, përfshirë moderatorin Ndrecë Gjonaj dhe analistin e futbollit Faruk Statovci.

Raporti bën të ditur gjithashtu se Aliu ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Përplasja mes Lecit dhe Aliut, sipas të njëjtit raport, ka vazhduar edhe verbalisht në parkingun e televizionit RTV Dukagjini.

Rasti është nën hetim nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit