Dyshohet se e goditi ish-futbollisten, Liridon Leci reagon pas deklaratës së Dibran Istrefit: Bashkëpunimin e ndërpreva vetë

Liridon Leci ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas deklaratës së drejtorit të Informacionit në TV Dukagjini, Dibran Istrefi, lidhur me incidentin pas emisionit “Dueli Sportiv”.

Leci ka thënë se bashkëpunimin me televizionin e ka ndërprerë vetë, mbrëmjen e së dielës, drejtpërdrejt gjatë emisionit, duke mohuar se kontrata i është ndërprerë nga televizioni.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk ka sulmuar askënd dhe se nuk ka pasur për qëllim të fyejë apo denigrojë ndonjë person, e veçanërisht ndonjë grua.

Në reagimin e tij, Leci ka kërkuar që fjalët e tij të mos shtrembërohen dhe të mos përhapen informacione që ai i konsideron të pavërteta.

“Besoj se faktet duhet të flasin vetë dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që thotë dhe për mënyrën se si i interpreton fjalët e të tjerëve”, ka shkruar ai.

Reagimi i Lecit vjen pasi TV Dukagjini njoftoi më herët se kishte vendosur ta ndërpriste bashkëpunimin me të, pas incidentit të raportuar me ish-futbollisten dhe mysafiren e emisionit, Edonisa Aliu. Televizioni bëri të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit