Ulutash në përfundim të mandatit në KFOR, Kingji e pret në takim dhe vlerëson angazhimin e tij

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të misionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim, Kingji ka bërë të ditur se ka shprehur vlerësimin për drejtimin e Ulutashit dhe angazhimin e tij në misionin e KFOR-it.

Dy gjeneralët kanë diskutuar për angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në forcimin e sigurisë në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Kingji ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin e Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura për përmbushjen e detyrimeve në këtë operacion të NATO-s.


“Ritheksova angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në këtë operacion të rëndësishëm të NATO-s”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit