Burri vdes pasi hyri në kafazin e tigrave në parkun e kafshëve të egra në Mbretërinë e Bashkuar

Një burrë ka vdekur pasi pësoi lëndime të rënda kur hyri në një vend të mbyllur për tigra në një park të kafshëve të egra në Mbretërinë e Bashkuar, tha Policia e South Yorkshire.


Në një deklaratë policia tha: “Në orën 13:35 të ditës së shtunë, (10 tetor) morëm raportime për një burrë që hyri në një vend të mbyllur për tigra në Parkun e Kafshëve të Egra në Yorkshire.”

“Shërbimet e urgjencës mbërritën dhe për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve më të mira të personelit mjekësor, burri u shpall i vdekur në vendngjarje,” tha policia.


Tigri nuk u lëndua në incident, tha policia.

Policia shtoi se familja e burrit është vënë në dijeni dhe po mbështetet nga oficerë të specializuar. “Mendimet tona janë me ta në këto momente të vështira.”

Zëdhënësi i policisë shtoi se njerëzit po inkurajohen të mos shpërndajnë pamjet “tronditëse” që po qarkullojnë në internet, ku shihet burri duke u sulmuar egërsisht nga tigri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit