Djali i Vuçiqit shfaqet në tubime me simbole të terroristëve të Banjskës, kërkohet reagimi i BE-së

Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, po shfaqet në tubime zgjedhore me veshje ku paraqiten tre pjesëtarët e vrarë gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës.

Sipas pamjeve të publikuara, Danilo Vuçiq shihet gjithashtu në mesin e tifozëve që këndojnë këngë nacionaliste serbe me përmbajtje kundër Kosovës.

Këto paraqitje po ngrenë shqetësime për glorifikimin e pjesëmarrësve në sulmin e Banjskës, ndërsa Milan Radoiçiqi, i cili e mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit, vazhdon të jetë figurë e përmendur në skenën politike serbe.

Nga Kosova po kërkohet që Bashkimi Evropian të reagojë ndaj këtyre zhvillimeve dhe ndaj mesazheve që po përcillen gjatë fushatës zgjedhore në Serbi, në një kohë kur përgjegjësia për sulmin në Banjskë mbetet çështje e rëndësishme për sigurinë dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit