Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Sipas raportit policor, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 tetor, rreth orës 20:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 9 tetor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.








