“Arma me leje të skaduar …”, vrau gruan, vëllain e saj dhe plagosi djalin e axhës së tyre, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me një komunikatë për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Gjilan dhe për plagosjen e një personi tjetër.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 9 tetor, rreth orës 14:30, në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, me inicialet V.R., nga Gjilani, dyshohet se për motive ende të panjohura, me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, N.B., 27 vjeçe, dhe vëllain e saj, E.B., 31 vjeç.


Ndërkaq, i plagosuri M.B., 48 vjeç, djali i xhaxhait të bashkëshortes së të dyshuarit, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes pas ngjarjes tragjike kishin dalë ekipet relevante policore dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

Gjatë hetimeve, sipas Prokurorisë, është sekuestruar një pistoletë e markës “Beretta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale. Po ashtu, janë kryer kontrolle në tri lokacione që lidhen me pronat e të dyshuarit, ku janë sekuestruar prova të tjera materiale.


Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe se ndaj tij nuk ka pasur raste të raportuara për dhunë në familje.

Ai dyshohet për veprat penale të “Vrasjes së rëndë” dhe “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas neneve 173 dhe 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do të vazhdojë veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit