Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur të premten në mbrëmje, në aksin rrugor Gjilan–Prishtinë, në fshatin Parallovë.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.
Sipas Osmanit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa në të janë përfshirë katër automjete.
Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Osmani ka bërë të ditur se hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit








