Ngjarje e rëndë në Shkup, dyshohet se 5 policë kanë rrahur brutalisht dy të rinj shqiptarë – u përdorën edhe armët

Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në Shkup të Maqedonisë së Veriut, atje ku dy të rinj, 21 dhe 23 vjeç, sipas rrëfimeve të tyre tashmë në Polici, dyshohet se janë dhunuar brutalisht nga policia.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrimm, të cilët kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga BDI kërkohet një hetim i menjëhershëm, i paanshëm dhe transparent për të ndriçuar të gjitha rrethanat e rastit dhe për të vendosur përgjegjësi për çdo shkelje të mundshme nga zyrtarët policorë. Sipas tyre, heshtja dhe mungesa e llogaridhënies nuk janë opsion.

Sipas raportimeve, në raportin e brendshëm policor pretendohet se të rinjtë i kanë marrë pistoletën një efektivi, ndërsa ata vetë deklarojnë se arma ka përfunduar në veturë pasi policia ua ka thyer xhamin. Të rinjtë po ashtu pohojnë se policët kanë shtënë me armë, u kanë shpuar gomat e veturës dhe më pas i kanë rrahur, pasi i kanë lidhur dhe shtrirë në tokë.

BDI kërkoi gjithashtu dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, si dhe marrjen e përgjegjësisë së plotë institucionale për këtë rast. Ata theksojnë se të drejtat dhe dinjiteti i qytetarëve nuk mund të shkelen nga ata që e kanë për detyrë t’i mbrojnë.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e lartëcekur.

Përmes një deklarate zyrtare, Iseni ka bërë të ditur se Kontrolli i Brendshëm tashmë ka nisur hetimet dhe ka garantuar se do të ketë llogaridhënie të plotë në rast se konstatohen shkelje të autoritetit ligjor.

Ja postimi i plotë i zëvendësministrit Astrit Iseni:

“Pretendimet për dhunë policore ndaj dy qytetarëve më 7 tetor në Shkup duhet të zbardhen plotësisht. Kontrolli i Brendshëm po heton rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, do të ketë përgjegjësi. Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, qëndrimi im është i qartë: uniforma është përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe për t’i shërbyer ligjit. Çdo keqpërdorim i autoritetit cenon besimin dhe dinjitetin e institucionit.
Përkushtimi ynë është një polici që vepron me profesionalizëm dhe jep llogari.
Transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për besimin në polici.
Qytetarët do të njoftohen në kohë për rezultatet e hetimit dhe masat që do të ndërmerren.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit