Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Gjatë takimit, Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, drejtori i AKI-së e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
Po ashtu, në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me synim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.








