“Jam udhëheqës i milicisë serbe”, email-e kërcënuese në disa institucione shqiptare: Kemi vendosur mjet shpërthyes

Disa institucione publike në Shqipëri kanë rënë pre e një vale kërcënimesh kibernetike, pasi kanë pranuar mesazhe përmes postës elektronike ku pretendohej për vendosjen e mjeteve shpërthuese dhe paralajmërohej hakmarrje ndaj tyre.


Sipas të dhënave të para, alarmet e rreme u janë dërguar mbi 150 institucioneve të ndryshme në vend.

Në përmbajtjen e këtyre e-mail-eve, dërguesi prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë të ashpër kërcënuese.

Autoritetet e sigurisë dhe njësitë e krimit kibernetik në Shqipëri kanë nisur menjëherë verifikimet në terren dhe hetimet për zbardhjen e origjinës së këtyre mesazheve.

Përmbajtja e emailit:
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.
Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit