Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën

Organizatori i protestës disa ditore kundër vendimit të Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka rrëfyer për momentet e ndryshme gjatë protestës, duke thënë se për disa prej tyre i vjen keq që kanë ndodhur.

Duke folur për incidentin me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, i cili u pengua nga protestuesit teksa tentonte të largohej nga ndërtesa e Kuvendit, Haziri ka thënë se fillimisht nuk e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një deputet.

“Më kanë thënë deputet i VV-së. S’e kam ditë kush është. Ai tentoi me ecë. Ishte një moment kur protestuesit e kapën. Ata e shprehën atë revoltën”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se për identitetin e Rexhepit ka marrë vesh nga protestuesit që ndodheshin pranë tij.


Megjithatë, sipas Hazirit, incidenti me deputetin nuk ishte momenti më i keq i protestës. Ai ka veçuar si më të rënda përplasjet mes policisë dhe protestuesve, duke përmendur përdorimin e sprejit dhe gazit lotsjellës.

Haziri ka theksuar se ka pasur disa momente gjatë protestës për të cilat i vjen keq që kanë ndodhur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit