Sllovenia shpenzon rreth 20 milionë euro në muaj për ndihmë sociale në para, sipas vlerësimeve të disponueshme. Numri i përfituesve është në rënie vitet e fundit, ndërsa ndihmë sociale marrin rreth një e katërta e personave të regjistruar si të papunë.
Megjithatë, sistemi i ndihmës sociale në Slloveni nuk disponon të dhëna të plota për identitetin dhe strukturën demografike të përfituesve, gjë që e vështirëson përcaktimin e saktë se kujt i dedikohen këto mjete.
Megjithatë, sipas medias sllovene “tv3m”, në mesin e shtetasve të huaj që marrin ndihmë sociale në Slloveni, sipas të dhënave të disponueshme, dominojnë përfituesit nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Për përfituesit me origjinë rome, ndërkaq, nuk ka të dhëna zyrtare.
Mungesa e evidencave të detajuara, sipas vlerësimeve, e vështirëson planifikimin dhe përshtatjen e politikave sociale me nevojat e personave që përfitojnë nga ndihma.








