sh-deputeti dhe veprimtari politik, Gani Geci, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj individëve dhe mediave që, sipas tij, kanë publikuar informacione shpifëse lidhur me vdekjen e Abedin Rexhës, i njohur si Sandukani.
Në një postim, Geci ka thënë se raportimet duhet t’i referohen raportit të Mjekësisë Ligjore dhe ka paralajmëruar padi ndaj atyre që, sipas tij, nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Geci ka paralajmëruar se ndër të parët që do ta padisë është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar një shkrimi të publikuar më 8 tetor 2024.
Në postimin e tij, Geci shkruan:
“Të dashur miq,
Dëgjojeni me vëmendje këtë video.
Prej sot do t’i padis të gjithë individët, por edhe mediat televizive dhe portalet që shpifin dhe nuk i referohen raportit të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Abedin Rexhës.
Të parin do ta padis Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për një shkrim të kësaj natyre, të datës 08.10.2024.
Fillimisht, të gjitha portalet do t’i paraqes në KPM për gënjeshtrat e qëllimshme dhe për faktin se nuk i referohen raportit të Mjekësisë Ligjore, përkatësisht autopsisë për vdekjen e Abedin Rexhës.
Të gjithë do t’i padis për nxitje të urrejtjes, shtyrje në vrasje dhe shpifje. Mjetet e fituara do t’i dhuroj për bamirësi.








