Organizatori i protestave kundër Hagës kërkon lirimin e dy veteranëve: E kanë vendin në shtëpitë e tyre

Organizatori i protestave kundër Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka kërkuar lirimin e dy veteranëve të arrestuar gjatë natës së tensioneve mes Policisë dhe protestuesve.


Haziri ka reaguar pas arrestimit të tyre, duke thënë se votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por sipas tij, ky moment mbetet i paplotë përderisa dy prej protestuesve vazhdojnë të qëndrojnë larg familjeve të tyre.

“Votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por ky moment mbetet i paplotë për sa kohë dy nga protestuesit tanë po mbahen ende larg familjeve të tyre. Gjatë ditëve të protestës, u ndaluan dy qytetarë, të cilët janë edhe veteranë të UÇK-së. Dalja e tyre në shesh nuk ishte asgjë më shumë se një shprehje e natyrshme për të mbrojtur historinë dhe vlerat për të cilat dikur ishin të gatshëm të jepnin jetën”, ka shkruar ai.


Haziri ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të reflektojnë dhe t’i lirojnë sa më parë dy veteranët.

“Nuk është as e drejtë dhe as njerëzore që ata të trajtohen me masa kaq të ashpra nga shteti i tyre, vetëm pse ngritën zërin për dinjitetin e kombit. I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe t’i lirojnë sa më parë. Këta burra e kanë vendin në shtëpitë e tyre, si qytetarë të lirë të Republikës që ndihmuan ta ndërtojnë vetë”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit