Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional në Kosovë duhet të shfrytëzohet për të avancuar reformat dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.
“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike. Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka shkruar Terras.








