Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.
Molliqaj ka kritikuar procesin e zgjedhjes, duke pretenduar se ajo është bërë jashtë afatit kushtetues.
“Presidente jokushtetuese. Për me kuptu që juristët e PDK-së nuk e kanë përnime kushtetutshmërinë apo demokracinë, tregon fakti që kanë me zgjedh presidenten e Kosovës jashtë afatit kushtetues”, ka shkruar Molliqaj.








