Zemaj: Për VV-në presidenti nga PDK-ja është i pranueshëm, ai nga LDK-ja jo

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Kosovës dhe votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.


Zemaj tha se këto zhvillime, sipas tij, nxorën në pah “dy të vërteta politike”.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje pranoi një presidente politike që vjen nga PDK-ja, ndërsa më herët kishte kërkuar që presidenti të ishte konsensual kur kandidati vinte nga LDK-ja.

“E para: për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja. Vetëm nga LDK kërkohej konsensual??”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka komentuar edhe votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se me votën pro, VV-ja “në praktikë, pranoi edhe vetë ekzistencën dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë”.

“Këto nuk janë më vetëm debate politike as ndarje ideologjike, por janë veprime e votime të regjistruara në Kuvend”, ka deklaruar ai.

Zemaj ka thënë se me zhvillimet e djeshme ka përfunduar, sipas tij, “ping-pongu politik VV–PDK”.

“Votat treguan shumë më tepër se fjalët”, ka përfunduar Zemaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit