Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po e kushtëzon votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara me interesat politike për zgjedhjen e presidentit.
“Kryeministri i pit qorr, si pazarxhi, po e kushtëzon votën për ligjin që mbron historinë tonë të lavdishme për interesat e tij politike e autoritare”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka ironizuar Kurtin duke thënë se duhet t’i kujtohet se është kryeministër i Kosovës.
“Kallxoni dikush që është kryeministër i Qeverisë së Kosovës, se mos po habitet”, ka shkruar ai.
Lushtaku më tej ka thënë se projektligji nuk duhet të trajtohet si pjesë e pazareve mes partive politike.
“E pastaj kujtojani që ky ligj është për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, jo për partitë politike”, ka deklaruar ai.








