Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është pyetur në konferencë për media lidhur me propozimin e Feride Rushitit për presidente nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
I pyetur nga gazetarët nëse e sheh si propozim politik Rushitin meqë e njëjta s’është e anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, Hamza u shpreh i bindur se ajo është pjesë e këtij subjekti politik.
“Mendoj që është fort Vetëvendosje. Nuk e di a e ka librezën, por është Vetëvendosje. Çdo propozim që bëhet pa marrëveshje është vetëm propozim i joni. Siç është vetëm propozim i joni, mundet me qenë me librezë ose pa librezë, por është i joni”, deklaroi Hamza.
Hamza ka thënë se PDK-ja në anën tjetër ka emra të denjë që mund ta kryejnë punën e presidentit.
Ai ka thënë se fillimisht duhet të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara e më pas të arrihet një marrëveshje politike për presidentin.








