Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe të votojë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku i është drejtuar Kurtit duke i kërkuar që, siç ka shkruar ajo, të mos vonojë dhe të votojë projektligjin.
“Albin, eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se kanë mbetur vetëm pak orë dhe se deputetët e PDK-së ndodhen në Kuvend, duke pritur Kurtin dhe deputetët që e votuan projektligjin në lexim të parë.
“Eja dhe votoje ligjin. Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar ajo.
Çitaku i ka kërkuar Kurtit që të mos vonojë më dhe të marrë pjesë në votim.
“Eja në Kuvend. Votoje ligjin. Pa vonesë”, ka shkruar ajo.








