Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur brenda objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Aty minuta më parë janë parë edhe figura të tjera të LVV’së që kanë arritur.
Kurti do të mbajë një konferencë për media sot nga ora 15:00 ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
“Sot, 15:00, Kryeministri Kurti mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Zyre të Kryeministrit. Ftojmë mediat ta përcjellin!”.
Konferenca vjen në ditën e fundit kur mund të zgjidhet Presidenti.








