Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese mbi menaxhimin e kompetencave presidenciale nëse Kuvendi dështon të zgjedhë kreun e ri të shtetit brenda afateve të paracaktuara.


Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Zyra e Presidentes më 6 tetor, pikërisht në ditën kur skadon afati përfundimtar për zgjedhjen e presidentit të ri nga legjislatira aktuale.

Sipas njoftimit, kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor.


Sipas këtij institucioni, Haxhiu është mbështetur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës, i cili rregullon të drejtën e autoriteteve të larta shtetërore për të ngritur çështje të konfliktit të kompetencave ose paqartësive kushtetuese.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit